Aktualitet Dy policë dhe katër protestues të lënduar në protestë

Dy policë dhe katër protestues të lënduar në protestë

Dy policë janë lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, të cilët janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.