Ekonomi Dy rrugët si do të menaxhohen fondet e Konferencës së Donatorëve

Dy rrugët si do të menaxhohen fondet e Konferencës së Donatorëve

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka treguar në emision “Opinion” sesi do të menaxhohen paratë e mbledhura nga donacioni i Konferencës sot në Bruksel.

Në Konferencën e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro në ndihmë të Shqipërisë për tërmetin e 26 Nëntorit.

Ahmetaj u shpreh se për menaxhimin e tyre do të ndiqen dy korsi, njëra është ajo që paratë do të shkojnë në buxhetin e shtetit dhe tjetra është që shtete të caktuara përmes enteve të tyre do të ndjekin procesin e zbatimit të planeve të ndërtimit.

Arben Ahemtaj: Ka dy mënyra, një shkon në buxhet… Gjermania për shembull do ndjekë korsinë e projekteve, ku do marrë o shkolla ose… Italia 5 milionë do i çojë në buxhet…. të gjitha kalojnë në buxhet po mënyra e administrimit është dy korsi. Njëra përmes agjensive shqiptare dhe njëra që përmes entit të saj, të shtetit, që do zbatojë projektet.

Blendi Fevziu: Emiratet 70 milionë?

Arben Ahemtaj: Emiratet sot ishin donatori numër dy pas BE dhe donatori i parë si shtet me 2 mijë banesa, që është përllogaritje rreth 70 milionë euro.

Blendi Fevziu: Një qytet?

Arben Ahemtaj: Po, një qytet. Ne kemi zona, do ulemi…

Blendi Fevziu: Janë zona shtetërore apo private?

Arben Ahmetaj: Shumica shtetërore.

Blendi Fevziu: Ju do i jepni terrenin dhe ata do ndërtojnë?

Arben Ahmetaj: Rasti i Turqisë, ne i japim tokën, ata ndërtojnë për qytetarët. Aty tha dhe nga Greqia për 200 banesa, por përdori fjalën o rindërtim o rikonstruksion, dhe dua ta kuptoj se jam i paqartë…