Aktualitet Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi, ja emrat

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi, ja emrat

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridalos.

Shqiptarët e identifikuar me emrin K. Elvis dhe P. Leonard ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas  kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur

Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes.

Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre, ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë.