Aktualitet Dy shqiptarët, specialistë të laboratorit të kanabisit ku u sekuestruan 1500 bimë

Dy shqiptarët, specialistë të laboratorit të kanabisit ku u sekuestruan 1500 bimë

Policia italiane zbuloi një laborator të kultivimit të kanabisit në Askoli Piceno, ku u sekuestruan 1500 bimë hashash dhe në pranga ranë dy shtetas shqiptarë, të cilët ishin specialistët e rritjes së bimëve, si dhe një sipërmarrës vendas.

Hetimet nisën disa muaj më parë, kur policia arrestoi një shqiptar 30-vjeçar me një sasi kanabisi, ndërsa së fundmi oficerët e policisë mësynë në laboratorin e krijuar për të rritur bimët, duke sekuestuar lëndën narkotike, që ishte ende në fazën fillestare të zhvillimit.

Përveç 30-vjeçarit shqiptar, i cili ishte arrestuar më herët, si pjesëtar i këtij grupi, u vu në pranga edhe një punëtor tjetër shqiptar, 34 vjeç, me inicialet T.E., i cili përkujdesej për bimët, si dhe një 54-vjeçar italian, pronar i objektit.