Politika Dy sulmet me dhjetëra viktima në SHBA, reagojnë Meta dhe Basha

Dy sulmet me dhjetëra viktima në SHBA, reagojnë Meta dhe Basha

Qirinj per 20 viktimat

Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme që i morën jetën dhjetëra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.

“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Meta

Ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shkruar në Twitter se është i tronditur, ndërsa i cilëson sulmet si “sulme burracak ndaj të pafajshmëve”.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”- shkruan Basha në Twitter.

Kujtojmë se sulmi i parë ndodhi në një qendër tregtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 viktima.