Aktualitet Dy të dënuar për drogë duhet të deklarojnë pasurinë para OFL

Dy të dënuar për drogë duhet të deklarojnë pasurinë para OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Alfred Beqiri banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Besim Zenuni banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.