Aktualitet Dy turistë gjermanë bien në një greminë në Valbonë

Dy turistë gjermanë bien në një greminë në Valbonë

Ditën e sotme dy turistë gjermanë kanë rënë në një greminë në Valbonë.

Policia bën me dije se turistët ranë në greminë teksa po eksploronin zonën. Ata kanë pësuar dëmtime të shumta në trup dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Policia është njoftuar nga banorët e zonës.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

FNSH e Shkodrës ka kërkuar ndihmën e policisë së Kukësit si dhe një helikopter nga Tirana me qëllim fillimin e kërkimeve.