Kosova Dy urat e Stambollit dhe kulla në Ankara ndriçohen me ngjyrat e...

Dy urat e Stambollit dhe kulla në Ankara ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Në kuadër të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dy urat në Stamboll, “Fatih Sultan Mehmet” dhe “Yavuz Sultan Selim”, si dhe kulla në Ankara u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Në ditë të rëndësishme, urat në Stamboll ndriçohen me ngjyra dhe drita, ndërsa me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ato u ndriçuan nga ngjyra e kaltër, e bardhë dhe e verdhë e flamurit të Kosovës.

Ky ndriçim i realizuar nga Drejtoria e Menaxhimit të Energjisë së Bashkisë Metropolitane të Stambollit (IBB), vazhdoi deri sot në mëngjes.

Po ashtu edhe kulla e lartë e komunikimit dhe vëzhgimit “Atakule” në Ankara, u ndriçua me ngjyrat e flamurit kosovar me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Në “Atakule”, që ndodhet në rajonin Çankaya të kryeqytetit, u shfaqën shkrimet “Republika e Pavarur e Kosovës”, në gjuhën turke dhe angleze