Kosova Dy viktima dhe 169 raste pozitive me Covid në Kosovë

Dy viktima dhe 169 raste pozitive me Covid në Kosovë

Kosova ka shënuar dy viktima nga koronavirusi, për një total prej 659 humbje jetësh.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1119 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 169 persona. Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 71 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se me shifrat e sotme, numri total i rasteve positive 17.591 është ndërsa numri i rasteve aktive është 1953.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 pacientë, për një total prej pacientësh të shëruar 14.979.