Kryesore Dy viktima dhe 535 raste të reja me Covid

Dy viktima dhe 535 raste të reja me Covid

Dy qytetarë kanë humbur jetën dhe 535 të tjerë janë konfirmuar të prekur me COVID-19 në 24 orë. Njëri nga viktimat ishte një qytetar 45 vjeç nga Durrësi, ndërsa viktima tjetër një qytetar 77 vjeç nga Tirana.

Rastet e reja- Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 535 qytetarë, në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.