Extra Dy vogëlushet në foto janë nënë e bijë, Sonila Meço zbulon ngjashmërinë...

Dy vogëlushet në foto janë nënë e bijë, Sonila Meço zbulon ngjashmërinë me vajzën

Shpërndaje

Prej disa kohësh ajo nuk është pjesë e ekranit, por është mjaftueshëm aktive në rrjetet sociale.

Gazetarja e njohur Sonila Meço ndanë me ndjekësit e saj virtual herë pas here opinionin e saj lidhur me çështje të caktuara të aktualitetit dhe jo vetëm.

Këtë herë Sonila ka reflektuar për diçka që qëndron përtej punës dhe angazhimeve.

Ka qenë një foto e fëmijërisë së saj që i ka ngjallur kujtime gazetares, duke e krahasuar atë me një foto të së bijës tashmë 7 vjeçe.

Sonila ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” fotot ku nënë e bijë ngjajnë si dy pika ujë.

“Vendosa sup më sup dy thuajse moshatare, e nisa të kërkoj Amarisin tek unë”, ka shkruar midis rreshtave gazetarja.

Midis ndryshimeve dhe të përbashkëtave që Meço ka nxjerr në pah në këtë krahasim, tipari për të cilën ngjashmëria nuk diskutohet janë sytë e dy “vogëlusheve”.