Aktualitet Dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, lihet në burg Indrit Taullai

Dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, lihet në burg Indrit Taullai

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në qeli Indrit Taullain, i cili u ekstradua nga Kosova dy ditë më parë. Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij, pasi është një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në vitin 2005.

Taullai u arrestua në Prizren më datë 4 dhjetor 2020 me urdhër të SPAK, pasi kjo prokurori e akuzon për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje me dashje ndaj 2 ose më shumë personave.

Indrit Taullai ka qenë pjesë e bandës së Durrësit. Për këto akuza, janë të akuzuar dhe arrestuar edhe Për këto vrasje të arrestuar janë edhe Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Luftar Reçi dhe Indrit Rusi.

Ndërkohë në Emiratet Arabe është arrestuar Plauren Dervishaj dhe është në pritje të ekstradimit, ndërsa Lulzim Berisha është ende në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria e Posaçme zbardhi dy vrasjet pas dëshmisë së Luftar Reçit, i penduar i drejtësisë.