Sport Dybala, “psikoterapi” me Del Pieron në Los Angeles për të rifituar Juven

Dybala, “psikoterapi” me Del Pieron në Los Angeles për të rifituar Juven

Gjashtë pikë në dy ndeshje, me pothuajse asnjë kontribut. Fillimi i Paulo Dybala në sezonin e ri nuk është i paharrueshëm për sa i përket kohës dhe skemave të Sarrit e Martusciello. Ai ka qenë gjithë verës me një sy në merkato, por në fund të fundit nuk e deklaroi lamtumirën nga Juventusi. Argjentinasi mbeti te bardhezinjtë, edhe pse ishte afër kalimit te Manchester United dhe Tottenham. Në debutimin e Serie A (në Parma), ai nuk lëvizi fare nga pankina, qëndroi aty gjatë 90 minutave, ndërsa në stadiumin “Allianz”, kundër Napolit, u hodh në lojë çerek ore nga fundi.

Shumë pak për ambiciet e “Joya”, i thirrur nga Scaloni në kombëtaren e Argjentinës, me të cilën luajti 70 minuta në barazimin 0-0 kundër Kilit, në Los Angeles. Atje, Dybala zhvillua një takim me një legjendë të Juventusit. Ky është Alessandro Del Piero. Siç raportohet nga “Tuttosport”, Dybala ka kërkuar nga “Pinturicchio” këshilla mbi të ardhmen në Torino, në dritën e momentit të paqartë që po kalon. Nëse do të ishte për Del Pieron, Dybala do të ishte gjithmonë në fushë. Me rastin e superpërmbysjes ndaj Atletico Madrid në Champions, ai nuk i kurseu lavdërimet për lojtarin, duke i dhënë njëlloj bekimi, që argjentinasi me siguri do ta ketë shijuar.

Në kthimin e tij nga kombëtarja, Dybala do të duhet të tregojë se mund të kryejë në mënyrën më të mirë një prej roleve, në të cilin Sarri e sheh: sulmuesin e dytë në skemën 4-3-1-2, i çiftuar me Cristiano Ronaldo; ose “9 fals” në modulin 4-3-3. Sidoqoftë, së pari do të duhet të bindë trajnerin që ta aktivizojë vazhdimisht, që nga minuta e parë, një kusht i domosdoshëm për rilindjen e tij.