Sport Dybala: Unë dhe partnerja ime jemi prekur nga koronavirusi, por jemi mirë

Dybala: Unë dhe partnerja ime jemi prekur nga koronavirusi, por jemi mirë

Koronavirusi ka prekur edhe futbollin, ku një ndër ekipet e prekura është Juventusi.

Pas Ruganit dhe Matuidi, tashmë del pozitiv edhe Paulo Dybala.

Argjentinasi e ka konfirmuar vetë këtë herë lajmin dhe ka njoftuar se përveç tij, edhe partnerja e tij Oriana ka dalë pozitive. Pavarëisht kësaj, të dy janë mirë fatmirësisht.

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua t’ju informoj se kemi marrë rezultatet për testin Covid-19 dhe si Oriana (partnerja) ashtu dhe unë kemi testuar pozitivë. Për fat të mirë jemi në kushte perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja”, shkruan Dybala.