Extra Dyqani gjerman që vuri kushtin e pazakontë: Hyrja, vetëm për të pavaksinuarit

Dyqani gjerman që vuri kushtin e pazakontë: Hyrja, vetëm për të pavaksinuarit

Një situatë e pazakontë ndodhi kohët e fundit në Hof, Bavari, kur pronari i një dyqani vendosi një tabelë në vitrinë: “Hyrja vetëm për njerëzit e pavaksinuar”.

Me një njoftim në vitrinën e dyqanit, pronarët e dyqaneve të kostumeve tradicionale në Hof duan të thonë qartë se kush është i mirëpritur në dyqanin e tyre: “Ju lutemi kuptoni, hyrja vetëm për njerëzit e pavaksinuar”.

Në këtë mënyrë, siç thanë ata, ata duan të “mbrojnë” tregtinë e tyre të specializuar, të cilën e zhvillojnë që nga viti 2015.

“Ne ndihemi të pakëndshëm me njerëzit që janë vaksinuar. Ne i qëndrojmë mendimit tonë, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët për të“, tha pronari Schuler, shkruan revista Fenix.

Fotoja e mbishkrimit në vitrinën e dyqanit shkaktoi reagime të shumta në Facebook, por gjithashtu fitoi popullaritet.

“Pronari nuk beson aspak në vaksinat e Corona-s”, është vetëm një nga komentet në Facebook.

Pronarët, një çift, tha se ata i mbijetuan pandemisë pa u infektuar.

“Ne kemi qenë të shëndetshëm për një vit e gjysmë dhe duam të qëndrojmë kështu”, tha Schuler.

Sipas tij, tregtia pothuajse u shemb për shkak të koronavirusit.

“Ne jemi një dyqan i vogël sezonal dhe vitin e kaluar kemi pasur një rënie prej 90 përqind të shitjeve”, thekson Schuler.