Aktualitet Dyshohej se ishte zhdukur, 40-vjeçari nga Elbasani përfshihet në një aksident

Dyshohej se ishte zhdukur, 40-vjeçari nga Elbasani përfshihet në një aksident

Ditën e premte, familjarët e Rrapush Çeçës nga Elbasani shkuan në polici dhe denoncuan zhdukjen e tij.

Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës policia ka bërë të ditur se 40-vjeçari është përfshirë në një aksident me makinë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallëzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.