Sport E ardhmja e Ibrahimovic në Itali? Raiola: E imagjinoni sa do ndiqej...

E ardhmja e Ibrahimovic në Itali? Raiola: E imagjinoni sa do ndiqej Serie A?

Në ditët e fundit gjithmonë e më shumë po flitet për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Emri i tij është lidhur me gjysmën e Europës, por më shumë me Milanin, Bolonjën dhe Napolin. Suedezi mbylli kontratën e tij me LA Galaxy dhe agjenti i tij, Mino Raiola, e konfirmon se Seria A do të rritet shumë nëse klienti i tij do të rikthehet.

“Unë po qëndroj në pritje, do ta shikojmë çfarë do të ndodhë. Ne jemi të lirë, mund të zgjedhim çfarë duam ne. Unë nuk përjashtoj asgjë, madje as tërheqjen e tij nga futbolli, por duket se Ibra është në një formë të shkëlqyer”, tregon Raiola për ‘La Gazzetta dello Sport’.

“Sigurisht nëse ai vendos të rikthehet në Itali, Seria A do të rritet gradualisht, si nga niveli i lojës në fushë, si nga emisionet televizive. Mund ta imagjinoni se sa vende do ta ndjekin futbollin italian në fundjavë? Le ta shikojmë çfarë do të ndodhë”, mbyll agjenti i gjigantit suedez.