Bota “E ardhmja është e sigurt”. Mark Zuckerberg zbulon ndryshimet e fundit në...

“E ardhmja është e sigurt”. Mark Zuckerberg zbulon ndryshimet e fundit në platformat sociale

Drejtuesi i rrjetit social Facebook, Marc Zuckerberg ka zbuluar një sërë ndryshimesh në platformat sociale, duke përfshirë Instagram dhe Whatsapp.

Z. Zuckerberg tha se kompania planifikon që pikësynimi kryesor të jetë privatësia. Ai bëri me dije se ka ende punë për të krijuar besim rreth kësaj teme.

Në një fjalim për sipërmarrësit, Marc përshkruan privatësinë si parim kryesor në drejtimin e kësaj kompanie.

Disa nga ndryshimet do të përfshijnë :

– Përmbajtja e mesazheve të dërguara në Messenger nuk do të lidhen me Facebook dhe platforma do të jetë plotësisht e integruar me WhatsApp-in.

– Do të ketë më tepër mënyra “afatshkurtër” për të ndarë përmbajtjen në mesazhe, kjo do të thotë që nuk do të jenë të përhershëm.

– Instagram do të fsheh “like-t” e një postimi por jo zotëruesin e llogarisë.

– Një pagesë sigurie në WhatsApp do të hyj në fuqi këtë vit.

– Postimet në Instagram nuk do jetë e nevojshme të nisin me një foto ose video, do të jetë e mundur të ndani një përmbajtje vetëm duke përdorur shkrimin, figurat ose vizatimet, falë një mode të re të kamerës.