Extra E braktisi njeriu, natyra “pushton” fshatin!

E braktisi njeriu, natyra “pushton” fshatin!

Një fshat i vogël kinez në një ishull në oqeanin Paqësor, është “pushtuar” nga natyra pasi banorët braktisën shtëpitë e tyre rreth 30 vjet më parë.

Houtouwan, dikur fshati më i pasur me peshkim në ishullin Shengsi në provincën Zhejiang të Kinës, u braktis tërësisht në fillim të shekullit të 21-të, për shkak të problemeve ekonomike.

Peshkatarët, të cilët banonin dikur në këtë fshat, u zhvendosën masivisht kur zbuluan se ishte shumë herë më fitimprurëse të jetonin dhe punonin në kontinent sesa në këtë ishull të largët.

Në vitet 1980, fshati kishte një popullsi prej rreth 3 mijë banorë, por në vitin 2002, ai ishte zyrtarisht i braktisur.

Ndërsa sot, shtëpitë zbrazëta në këtë ishull, disa prej të cilave ende janë të mobiluara, janë mbuluar nga një “batanije” me bimë të harlisura dhe krejtësisht të gjelbra, duke e kthyer fshatin në një atraksion turistik në këtë zonë.