Kulturë E bukura e Detit dhe e bukura e Dheut në mitologjinë shqiptare

E bukura e Detit dhe e bukura e Dheut në mitologjinë shqiptare

E bukura e detit, ashtu si në krijimet e tjera popullore, edhe në krijimet me tematikë dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumë vlera ku personazhet shndërrohen në breshka, gjarpërinj, shtazë, mjellma, drunj, etj. Besimi i shndërrimit metamorfozik të njeriut, padyshim, i takon antikës së lashtë, kur mjetet e prodhimit ishin shumë modeste, kur, përveç tjerash, vetëm hapësira detare kishte disa zotfuqi, të cilat në rastet e shumta ishin fisnike, mëshirë mëdha dhe bamirëse të detarëve.

Procesi tipik i metamorfizimit në krijimet me motive dhe me tematikë detare pasqyrohet dendur në vlerën shqiptare. E bukura e Detit – Hyria e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar në breshka. Përmbajtja e saj e rrudhur është kjo: Mbreti i tha djalit që të martohet me atë vajzë ku të bie heshta e shigjetës. Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vërejti që aty në breg të detit, nën një fik, ku kishte ra heshta, rrinte një breshkë e madhe. Ky e çoi në shtëpi dhe pas gjuetisë së peshkimit, kthehet në pallat dhe i gjen tërë punët e shtëpisë të kryera.

Të nesërmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte një femër e bukur “si hyri deti”. Në këtë krijim shpirtëror aftësia estetike e popullit shqiptar në pasqyrimin e të madhërishmes është e lartë, me tipare të pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera të saj, ua tejkalojnë tipareve fizike dhe morale të Penelopës së Homerit. Hyrija e Detit, kur bie në kthetrat e mbretit, nuk flet nëntë vjet, për hir të humbjes së burrit.

E bukura e Dheut

Motra e të Bukurës së Detit dhe të Bukurit të Qiellit, duke formuar kështu motivin e zakonshëm në letërsi tokë, ujë, ajër. Ajo është personazhi më i përhapur në mitologjinë shqiptare. Mund të jetë e mirë ose e keqe, por më shpesh e keqe. Në tregimet në të cilat ajo shfaqet, shpesh heroi, kundër dëshirës të të ëmës, duhet të shkojë në botën e saj që ruhet nga një kuçedër dhe të fitojë, në rast se do të kthehet në botën e tij.

Po fitoi, ajo mund të bëhet nusja e tij. Po humbi, ai gllabërohet nga kuçedra. Shumë ishin përpjekur të mposhtin kuçedrën, pa rezultat para shfaqjes së heroit. Ajo është gjithashtu e lidhur me stinën e pranverës.

Sipas Maximillian Lambert, ajo ishte hyjnesha e botës së të vdekurve.