Sport E çmendur pas United, Julia Roberts paguan 89 mijë euro për dy...

E çmendur pas United, Julia Roberts paguan 89 mijë euro për dy bileta

Julia Roberts, aktorja e famshme e Hollywood-it, ka paguar 89 mijë euro për dy bileta për Botërorin e Katarit, një për vete dhe një për bashkëshortin e saj. Siç ka bërë të ditur “Daily Mail”, aktorja e ka paguar këtë shumë të lartë (jo për atë) gjatë një evenimenti për bamirësi të zhvilluar në Los Angeles.

Julia Roberts është shumë e lidhur me futbollin. Në fakt, ajo është një tifoze e madhe e Manchester United dhe shpesh ka bërë disa fotografi me yjet e “Djajve të Kuq”, të cilat kanë bërë xhiron e internetit. Një pasion që ia ka përcjellë edhe tre fëmijëve të saj: Patricia, Phinnaeus dhe Henry.

E gjithë familja mbështet United dhe është gjithmonë e pranishme në tribunë gjatë turneve verore të skuadrës. Një herë, para një sfide të klubit anglez me Real Madrid, Roberts ka shkuar me fëmijët në stërvitjen e ekipit dhe e ka përshkruar atë eksperiencë si “një nga më të bukurat e jetës sime”.

Me pak fjalë, United është një çështje familjare. Madje një ndjenjë e fortë. Veçanërisht për Paul Pogba, për të cilin nuk i ka kursyer komplimentet. “E dua United për ndjenjën e familjaritet që arrin të na përcjellë ne tifozëve. Dua të falënderoj veçanërisht Paul Pogba. Një njeri i mrekullueshëm, – ka thënë aktorja. – Është njohur me djalin tim dhe i ka folur. I ka shpjeguar se duhet të jetë një djalë i fortë dhe të ketë shumë besim në vete. Kanë qenë fjalë të mrekullueshme“.