Extra E dashura e Mastershefit të famshëm grek bllokohet në kufi: Shqipëria, një...

E dashura e Mastershefit të famshëm grek bllokohet në kufi: Shqipëria, një surprizë e madhe

Lotus Vrijma, e dashura e George Laskaridis, pjesëmarrësit të famshëm të MasterChef në Greqi, është një adhuruese e udhëtimeve dhe aventurave.

Bukuroshja, që është shumë aktive në rrjetet sociale, është bllokuar në kufirin shqiptaro-grek dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, ajo nuk mund të hyjë në Greqi.

Në postimin e saj të gjatë në Instagram, ajo përshkruan përvojën e saj në kufi.

“Të vërtetat dhe udhëtimet

Zakonisht më pëlqen të ndaj përvojat e mia të udhëtimit. Po! Kam udhëtuar në të gjithë botën dhe kam jetuar në situata të çmendura dhe të rrezikshme dhe është shumë e rëndësishme të dëgjosh dhe të mësosh gjëra.

Më pëlqen të jem një frymëzim për të tjerët por është gjithashtu detyra ime të informoj njerëzit për udhëtimet.

Unë bëra aventurën më emocionuese këtë radhë me nënën time.

Kemi përshkuar kaq shumë vende me një furgon, kemi notuar në Kroaci, kemi fjetur në kampe të bukura, kemi kaluar nëpër male të mëdha.

Të gjithë na mirëpritën derisa mbërritëm në Shqipëri, duke dashur të kalonim kufirin, për të arritur në destinacionin tonë përfundimtar, që është Greqia.

Mirëpo atje ata na refuzuan në kufi, nuk na lanë të kalonim.

Ne nuk e dinim këtë dhe pamë që njerëz të tjerë nga Bashkimi Europian që refuzoheshin.

Pra, ne kemi ngecur në kufirin shqiptar për më shumë se 48 orë.

Ne i kemi njoftuar në Ambasadë dhe megjithëse i kemi të gjitha dokumentet e nevojshme, ata nuk dinin të na thonin saktësisht se çfarë të bënim.

Alternativa që kishim ishte të kalonim pas Shqipërisë, në Malin e Zi, Serbi dhe në Bullgari.

Ndërsa jemi në kufi, dëgjojmë se kufijtë e Maqedonisë Veriore janë të mbyllura, Kosova është e mbyllur, Bullgaria po mbyllet së shpejti dhe anija mund t’ju çojë drejt Italisë.

Ne kemi arritur në një pikë ku nuk dimë çfarë të bëjmë më dhe po presim që Ambasada të na telefonojë.

Unë mendoj se ishte një nga përvojat më të frikshme të udhëtimit që kam pasur ndonjëherë.

Por, në fund të fundit, nuk doli se ishte aq e keqe. Pra, është gjithashtu shumë e rëndësishme të informoheni përpara se të hyni në procesin e udhëtimit.

Por me siguri ekziston rreziku që gjërat të ndryshojnë nga një moment në tjetrin.

Tani jam kthyer përfundimisht në Shqipëri. Dhe Shqipëria ishte dhurata dhe surpriza më e madhe. Unë do të doja që të më njoftonit nëse keni pasur ndonjë përvojë udhëtimi në mes të pandemisë së koronavirusit.”