Extra E dashura e re e Brad Pitt në një martesë të hapur...

E dashura e re e Brad Pitt në një martesë të hapur me 68-vjeçarin

Lidhja e Brad Pitt me modelen gjermane Nicole Poturalski ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë këto ditë.

Sipas MailOnline Brad Pitt u takua me të dashurën e tij të re Nicole Poturalski në restorantin e burrit të saj në Berlin. Nicole është ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland Mary.

Bashkëshorti Roland Mary, 68 vjeç nuk pranoi të diskutojë për lidhjen e dashurisë së gruas së tij me Brad kur u kontaktua nga MailOnline. Ai tha thjesht: ‘Asnjë koment’.

Ndërkohë një mik i tij ka thënë: “Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Ata janë akoma të martuar, por ju mund t’i përshkruani marrëdhëniet e tyre si një “martesë e hapur“.

Aktori 56-vjeçar thuhet se është magjepsur nga brunia 27-vjeçare kur e ka parë për herë të parë në gusht 2019.

Dy herë fituesi i “Oscar” u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009 kur po xhironte për filmin Quentin Tarantino, “Inglorious Basterds”.

Ai u kthye në restorantin e tij në gusht të 2019, pra pas 10 vitesh, kur promovonte filmin e tij të fundit Tarantino, Once Upon A Time in Hollywood, me Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie dhe pikërisht atë natë janë takuar sërish.

Modelja ishte në Los Angeles disa javë më vonë për një fotosesion dhe u takua me Brad. Ata u fotografuan më vonë së bashku në një koncert të Kanye West.

Brad Pitt dhe Nicole Poturalski aktualisht janë me pushime në Miraval në jug të Francës.