Aktualitet “E dimë sa i do fëmijët e tu”, gazetarja bën publike mesazhet...

“E dimë sa i do fëmijët e tu”, gazetarja bën publike mesazhet kërcënuese

Gazetarja Arbana Xharra është kërcënuar me anë të një mesazhi në “Facebook”, të cilin ajo e ka bërë publik.

Një person i quajtur Ebu Duxhane dhe që foto profili mban një person me armë ka kërcënuar gazetaren duke i përmendur fëmijët.

Megjithatë, Xharra nuk shprehet e frikësuar nga një kërcënim i tillë dhe për personin që i ka dërguar mesazhin thotë se i kanë bërë shpëlarje truri.

“Sa trimin e kish pasë ky vend. Ani kërcenojnë me femijë. Edhe janë t’u më tutë, ethet në bark mi kanë shti. Shumë zor e ki me më gjetë. Çka të bonë shpërlarja e trurit. Matrapaz”, shkruan gazetarja e njohur nga Kosova.