Extra E dini se çfarë ka me shumicë Leonardo DiCaprio në shtëpinë e...

E dini se çfarë ka me shumicë Leonardo DiCaprio në shtëpinë e plazhit?

Fansat e filmit “Titanic” nuk janë të vetmit që mund të ruajnë kujtime ose ikona nga historia legjendare e dashurisë. DiCaprio dora vetë (ose mamaja e tij) janë gjithashtu të fiksuar pas gjithçkaje që i kujton ky film.

Shtëpia e plazhit në pronësi të aktorit është e dekoruar e gjitha me sende që të kujtojnë filmin e famshëm, të paktën kështu thotë një nga dizajnerat e shtëpisë së Leo-s.

Sipas saj, shtëpia në Malibu ishte e gjitha e frymëzuar dhe arreduar nga skena të ndryshme të filmit. Kishte postera të Titanic, peshqira me dizajne nga filmi dhe madje, postera të vetë Leo-s kudo nëpër shtëpi.

E dimë çfarë shtëpie po imagjinoni tani, por arreduesja thonë se “gjithçka ishte e vendosur me shije“, pavarësisht se ishte një dekor të cilin aktori me siguri nuk do ta bënte në shtëpinë ku qëndron pjesën më të madhe të kohës. Madje, ata mendojnë se pas fiksimit për “Titanic” qëndronte e ëma e DiCaprios.

Leonardo e bleu shtëpinë e pushimeve në 1998-ën, në kulmin e famës së tij pas filmit, ndonëse shtëpia përdoret më shumë nga mamaja e tij. Sipas Forbes asokohe shtëpia kushtoi $1.6 milionë ndërsa dy dekada më vonë e shitën për $10.95 milionë pasi sigurisht, brenda gjeje gjurmë të Leo-s dhe kujtimeve të tij nga filmi ikonik.