Bota E djathta ekstreme në PE ndryshon emrin

E djathta ekstreme në PE ndryshon emrin

Europa e Kombeve dhe Lirive (ENF), grupimi politik i përbërë nga partitë populiste dhe të së djathtës ekstreme në Parlamentin Europian (PE), ka ndryshuar emrin pas zgjerimit me anëtarë të rinj.

Grupi, në të cilin bëjnë pjesë partia “Grumbullimi Kombëtar” i kryesuar nga djathtistja ekstreme franceze, Marine Le Pen dhe ”Lidhja e Veriut” e zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvini, ka vendosur të quhet “Identiteti dhe Demokracia” (ID) pas bashkëngjitjes së Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe partive të tjera të ekstremit të djathtë nga Austria, Finlanda dhe Danimarka.

Në këtë mënyrë, grupi politik i ekstremit të djathtë ka rritur nga 58 në 73 numrin e vendeve në PE duke u bërë subjekti i pestë më i madh.

Emrin e ndryshuan edhe liberalët, konkretisht Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE), të cilët tashmë do të quhen “Ripërtëritja e Europës”