Kulturë E DREJTA E AUTORIT NË “TABELË TË QITJES”!

E DREJTA E AUTORIT NË “TABELË TË QITJES”!

Nga Miho Gjini

Më befasoi një gazetare e re e “TOP NEWS”, kur tha në emisionin e vet “Breaking” të datës 12 prill, në orën 13.30 se: një Fotoreporteri me emrin Babani, i paskan vjedhur ata te PD për propagandë elektorale nje foto të tij, pa i thëne fare e jo më ta paguanin , konform të drejtave të autorit dhe të ligjit në fuqi! ….HOPA! …Mirë bëre moj vajzë, po ligji ku eshtë?!U hodha përpjetë, tek po grindesha edhe unë, me një pronar gazete , i cili kishte 10 vjet që më kishte angazhuar të shkruaja për gazetën e tij , rreth njëmijë shkrime publcistike (në të gjitha gjinitë e saj), qindra analiza letraro-artistike dhe dhjetra krijime individuale, duke m’u fshehur, në trajtën më të paskrukpullt e thuajse qesharake, gjoja si Biznesmen, që i duhej të vente nga njeri shtet në tjetrin! Më dha zemër, kjo gazetare e re, sepse, tak fak, mori në telefon Drejtoreshën e te Drejtave të Autorit në Ministrinë e Kulturës, që, për fat të keq , nuk e dija se egzistonte, e cila vërtetoi me gojë se ka një ligj të tillë qe i mbron autorët nga “çdo rrufe” që bie mbi ta! Dhe gazetarja ju drejtua Fotoreporterit që priste gojëhapur:”E shehë?,,,Hidhe në gjyq tani Lulin…!” .” Kush, unë?,-tha i habitur Ai,- Po ata i dinë ligjet më mire se edhe nga unë!..Bile, dinë edhe atë se, po hape gjyqe, duhen “Kalendrat Greke” që të dalësh prej tyre”! Mirëpo,- thashë me vete, -tani qe fuksjonon edhe DREJTËSIA e kemi edhe SPAK-un,- mora guximin që të shprehem edhe ca me tepër se sa ky BABANI!..Pa qënë fare në asnjë parti politike, si kijues i paanshëm, admirues i së mirës e i së drejtës që e shpie më përpra vëndin tim, duke shpresuar e besuar së një gazetë mund të ndikojë pozitivisht në këtë mesele të shënjtëruar!… Dhe që, pasi e pashë se kisha të bëja me nje pronar gazete fare pa parime dhe moskokëçarës, të cilin dikur e kisha edhe nxënës në Shkollen e Mesme të Kulturës, që po ma “dridhte”, edhe mua, mësuesit, në gjysmën e karjerës së gazetës së tij, “TIRANA OBSERVER”, po aty, më 14 jenar 2011, botova shkrimin e mëposhtëm:

“O TEMPERA, O MORES!”

“Sa më shumë flitet për të drejtat e autorit, qoftë ky shkrimtar, gazetar a studiues i sferave të tjera, aq më tepër ajo nëpërkëmbet, spostohet nga vëmendja e bëhet një përpjekje e çuditshme për t’u harruar a për ta mbyllur në “shtatë palë çelësa”! Një shqetësim i vazhdueshëm, i përfolur gjithmonë, por edhe i anashkaluar. Krijimtaria e shkrimtarit, e gazetarit, e analistit dhe e studiuesit të artit, të letërsisë dhe shkencës, ka gjithmonë specifikën e saj. Vepra letrare, artistike dhe ajo shkencore, si edhe “mbajtja në këmbë” e shtypit nëpërmjet armatës së gazetarëve të ndershëm, gjithsesi është një frymëzim, pasion i veçantë, një thirrje e shpirtit, e konkretizuar në një vepër a në një artikull, sado të thjeshtë, që nuk mund ta bëjë kushdo. Kemi të bëjmë me një dhunti që u përket vetëm atyre që e kanë këtë privilegj nga natyra e nga shkollimi vetjak, nga talenti i gjithsecilit dhe nga një punë e vazhdueshme me veten për të pushtuar “horizontet e njerëzimit”. Kjo “pronësi shpirtërore”, nëse mund ta quajmë kështu, është ca më e ndjeshme sesa pronësia e tokës, e sendeve dhe e gjësë së gjallë. Kemi të bëjmë me një pronësi të ligjshme (ende të pashkruar e vulosur siç duhet), që as mund të rikrijohet (si plagjiaturë!), të kopjohet, të fotografohet e as të përvetësohet. Ndaj dhe ajo mbrohet me ligj, që për fat të keq është shpallur, por nuk përfillet, për të mos thënë se shkelet me të dyja këmbët! Shkelet, gjithmonë shkelet! Edhe pse Këshilli i Ministrave ka miratuar e publikuar edhe një “Rregullore mbi të Drejtat e Autorit”! Në “lëmin e gazetarisë”, kjo e drejtë legjitime, jo vetëm që shkelet, por shtypet e shfarroset si në lëmenjtë e shtypjes e të shirjes së grurit nga kuajt e azdisur. “Kokrrat e grurit” i merrë e i shetë tjetri, ndërsa bujkut (autorit të parë) i mbetet kashta dhe byku! Vazhdojnë e “lulëzojnë” paradokset. Askush nuk e përfill dhe nuk e paguan në shtypin shqiptar mundin, frymëzimin, djersën e krijuar prej një autori. Ka vetëm përvetësim, për të mos e quajtur “vjedhje” të hapët. Kërkohet vazhdimisht të shpallet si ligj i detyrueshm, e Drejta e Autorit dhe të respektohet me rigorozitet e me pasoja ligjore. Mediat e shkruara dhe televizioni duhen detyruar me ligje që ta paguajnë lajmin, shkrimin a intervistën, reportazhin e vëzhgimin, kritikën e analizën, emisionin, portretin, foton, vitatimin, skicën e karikaturën, esenë dhe studimet me karakter profesional e shkencor… se, në fund të fundit, pa to nuk mund të dalë gazeta e nuk mund të shitet, pa to ngec e shuhet ekrani i televizionit… Kësisoj, përvetësimi e mospërfillja bëhen shqetësuese. Ata që kanë në pronësi kanale televizive, apo që botojnë e drejtojnë gazetat shqip në Shqipëri a diasporë, janë mësuar që ta vjelin “mallin” pa para, që autorët e krijuesit vetëm të shprehen, për të patur kështu mundësinë e shprehjes, të komunikimit e të botimit (!), thjesht si një sadisfaksion shpirtëror e asgjë më shumë. “Ka ardhur koha, – më tha një botues gazete – që tani të na paguani për t’ua botuar artikullin, siç bëni edhe për librat tuaja kur trokisni në Shtëpinë Botuese”(!). Ironia është e madhe dhe bëhet shfarosëse për të gjithë autorët, shumica e të cilëve jetojnë me këto profesione “të mallëkuara!” Nuk ka asnjë ligj, po vetëm antiligj! As që mund të bëhet pastaj fjalë për “vogëlsira” që të mos preket shkrimi, “të mos cënohet apo të ndryshojë”, që të mos lëvizë as presja”!. Ka “gërshërë”, “sëpatë” dhe “bisturi”, për të prerë e bërë “operime” si t’u teket “mjekëve botues”. Kësisoj, më qëlloi që të skandalizohem, kur një referat i imi rreth një vepre letrare qe marrë, masakruar e botuar prej një “gazetari” të paskrupullt (pa lejen time) dhe, kur ankohem, botuesi më thotë: “Gjeje vetë me gazetarin x; unë kam probleme të tjera e s’merrem me ju!” Ç’do të ndodhte, ju lutem, sikur (mos o Zot!) gazetarët e vërtetë, analistët e opinionistët, kritikët e eseistët, studiuesit e artit, të letërsisë e të shkencës, të shpallin grevën e tyre “të urisë” e të mos shprehin asnjë rresht për mediat e shkruara e televizionin?! Sigurisht do të “shtyhet”, ndryshe e do të gjëndet një zgjidhje: interneti(!) ku “vjelja” dhe vjedhja bëhen natën dhe ditën, pa marrë leje nga asnjë autor, gjë që nuk mund të vazhdojë mjaft gjatë: Baza është autori krijues, shkrimtari, poeti, kritiku, studjuesi, analisti, gaztari lirë dhe bashkëpunëtori i mediave. Po kush i pyet ata?! E drejta e autorit nuk ekziston më; ka vdekur! Atëherë, nuk duhet të ekzistojnë më as gazetat e as kanali televiziv, kur nuk është në gjendje të mbajë e të paguajë gazetarët e bashkëpunëtorët e vet, por vetëm “xhepin” e botuesit. A nuk duhet të nxirret një ligj i fortë (nga ata që “kryejnë” vazhdimisht ligje!) që t’ia “mbyllin derën” këtij lloj biznesi e korrupsioni të paskrupullt, që bie ndesh me të drejtat elementare të autorëve? Thuhet lart e poshtë se gazeta nuk i nxjerr shpenzimet e veta. Të kujt, ju lutem? Të pronarit-botues, apo të kryeredaktorit? E, megjithatë, gazeta, për çudi del çdo ditë dhe faqet e saj mbushen nga autorë “debilë”, ekrani televiziv ndriçohet (kur një “debil” si unë e si t’i flasim aty një orë të tërë!. Dhe ligji, për absurdin e kohës që jetojmë, kthehet në inversin e vet. “O tempera, o mores!” Në terrenin e letërsisë e të artit “shirja e grurit” dhe përvetësimi, bëhen me një “ustallëk” edhe më të madh. Nuk më hiqet nga mendja shqetësimi i Artistit të Popullit, regjisorit Viktor Gjika, i cili erdhi në Athinë, një vit para se të vdiste, për të hetuar një mesele të tillë: për t’u shitur një gazetë e re shqiptare (“ALBANIA PRESS”), botuar prej një pronari grek, (me ca para që dërgonte Brukseli për ne që shkruanim shqip, pa para(!?), shoqërohej edhe me CD-në e një filmi artistik shqiptar të kohës së perënduar. Qe harruar se krijuesit e filmave të asaj periudhe, midis të cilëve edhe Viktor Gjika (me shokët e tij) jetonin ende, asnjëherë të paguar! Nuk e di se gjer ku arriti i ndjeri Viktor në gjurmimin e piraterisë së filmave, po për një gjë isha i bindur: e drejta e autorit nëpërkëmbej, kopjohej e përvetësohej nga të tjerë, pra: VIDHEJ, pa u “hyrë fare gjëmbi në këmbë”. Nëpër “panaire libri” shohim shumë lexues, shumë njerëz që shkruajnë “libra”, mjaft botues dhe fare pak autorë të vërtetë!. Zhvillohet kështu, në njëfarë mënyre “biznesi i librit”. Por, ato pará që fiton autori real, gjthësesi janë fare të pakta përballë “kokës së luanit” që merr botuesi për ta “shtypur” librin e për ta hedhur në treg. Vihet re se: Shtëpitë botuese janë shtuar pak si tepër, si të bënin konkurencë me partitë e shumta politike qe krijohen në vëndin tone të vogel…Ndërkohë që krijuesi i librit vjen vërdallë të gjejë ndonjë sponsor a të presë diçka nga “kostumi i vet” për t’ia shpënë botuesit, i cili ka mirësinë të shënojë diku se këtë libër “Nuk ka të drejtë askush ta kopjojë a ta publikojë”. Të drejtat e botimit e ribotimit të librit, jo pakherë, i ka botuesi… Tashmë autori i vërtetë nuk ka forcë të kundërshtojë sepse është shkundur krejtësisht! Fati i librit, bashkë me të dhe ai i autorit, shpesh nuk dihen. Ca më tepër, se askush nuk merret me shpërndarjen e librit nëpër librari e gjetkë (me përjashtim të “Toenës”, “Diturisë” e të ndonjë tjetre…). Dhe do të ndodhë rëndom edhe ajo që u bëhet autorëve të cilët trokasin në shtëpit botuese për herë të parë: shpërfillja! Nga disa botues, nuk kthehet më vepra letrare për ripunim dhe as që lexohet. Kjo, më së shumti, në librat e memorialistikës…Nuk kërkohet më reçensa, redaktimi e korrektura gjuhësore! Direkt e në shtypshkronjë! Mjafton të kesh pesë para në xhep. Kështu që janë “botuar” duzina me libra. Gati po çahen raftet e shtëpive e të librarive, duke krijuar dyndje edhe në “Panairin e Librit”, ku nganjëherë të duket se nuk ke se ku të “hedhesh mollën”, me përshtypjen e rreme se e “gjithë Shqipëria tani, vetëm lexon libra”!?! Ndërsa, lexuesi i ndërgjegjësuar e me kulturë, nuk do të çuditet më pse ka kaq shumë libra e kaq pak shkrimtarë!

Diçka nuk funksionon mirë: zbatimi i ligjit!…Që ligji për të Drejtat e Autorit të mos “avullojë” me kohën bashkë. Për të mos thirrur: “O tempora o mores!”. Dhe flitet kaq shumë për një institucion që do të përkujdeset për vlerat e vërteta të vet librit që serviret e ka edhe nevojën e rishpërndarjes, po edhe që do t’i mbrojë autorët me ligj! Po ku është ai? Ku?! “

Pas 10 vjetësh!

Mirëpo, me shkrimin e mësipërm, paskisha trokitur vetëm në një “dritare që të dëgjonte dera”, dera e shurdhit! Isha i bindur se, pronari i gazetës nuk e lexonte fare gazetën e tij! Dhjetë vite më mbrapa dhe pese vite si falementon edhe gazeta e pronarit të “Tirana Observer”, Z. Lefter Sota, thujse ishte e njëjta gjëndje! Injorohej e shkelmohej ligji me të dyja këmbët, pa le të shprehesha unë edhe kundër pronarit të së njëjtës gazetë, si më sipër!Atij,-si dukej, i mjafonte vetëm që më kërkoi me institim “t’i bëja punë vullnetare” (!) e t’i mbaj gazetën me shkrime cilësore, profesionale dhe pastaj “zhduket!”.., Si i thonë një fjale: të “vë prift” e pastaj s’e ka për gjë sakrilegjin: të të “ruaj mjekrën!”.

Të gjithë ne që hymë në kohën e tranzicionit, besuam në kthesën e ndershme të politikës, në horizontet e reja perëndimore, sidomos në shtypin e lirë, në normat e ligjet e se drejtës. Ndjehej frrymëmarrja e lirise dhe kushdo krijues e gazetarë, pasionantë si gjithmonë, nuk e kursyen veten dhe e dhanë atë me gjithë shpirt. Ndajë edhe nuk do t’a kundërshtoja as ish nxënësin tim Lefter Sota, kur me telefonoi, per të kontribuar në një gazetë për Tiranën dhe që askush nuk do t’ia kursente. Tha se ishte bërë i pasur , me një tregëti të ndershme me hekurin, po se kishte ambicje, por edhe vënd, për një gazetë, për median e lire, për kulturën, artin e filmin dhe se “kishte nevojë për firmën tinm”. Nuk ja kurseva, jo për një numër gazete po në te gjitha numrat, jo per nje vitë po në 10 vite!

E ç’fare ndodhi më pastajë? Zhduket!. Nuk u dukë më dhe as Kryeradtorëve nuk u thoshte se ku vente e shkonte… Pune e tij! Mezi i gjejë numrin e telefonit Lefter Sotës, pas shume vitesh,i cili habitet që unë nuk kam vajtur ende në “botën tjetër” tashmë! “Ku je, Zotrote,-i them , që na “rrope edhe lëkurën ” e pastaj zhdukesh? Që paguaje një kat pallati për redaksinë tënde e nje duzinë vajzurinash që merreshin me shkrimet e mia dhe nuk e pe kurrë te arësyeshme të paguaje edhe mësuesin tënd? Deri ku arrite kështu me “dehjen tënde” për të patur edhe një gazetë nga mbrapa a përpara? Me “debila ” si unë , me pasionin e pashuar që shkruajnë, krijonë me mund, sakrifica e dashuri, duke besuar gjithmonë se SOT, e drejta e autorit mbrohet me ligje? Nuk i njehë ligjet zotrote , apo çë?!”

Por, ti nuk je fare vetëm, Lefter Sota, në këtë “livadhisje” (!?), prandaje edhe nuk do t’ia dish e nuk skuqesh fare, duke mos i’a ngritur më telefonin një plaku te vuajtur padrejtësisht që megjithatë të shërbeu me shpirtin në dore, duke te besuar?!. Po kë te besosh! Si ti ka edhe plotë të tjere e prandaje u gëzuam që u bë, më në find, Reforma në Drejtësi , qe u krijua edhe një SPAK . Lavdi Zotit!,-duhet thënë.

Po ç’bëhet valle me stilin e gjërë të “rrëshqitsave” si ti, që fshihen dhe i anashkalojnë këto të shkruarat e mia, vizatimet e fotografitë e Babanit, si edhe me ligjin e parlamentit tonë, për pronën intelektuale, të cilin BOTA e ka të shenjtë dhe të paprkshëm?! Po me rastet kur bëhen e realizohen projekte, festivale e evente të tjera të rëndësishme?. Aq më teper kur qeveria e jep fondin përkatës! Ama, kur më poshtë, nuk dihet se ç’bëhet… Si kështu?! Ka mjaft rate te tilla, i dashur Babani, po unë po të rradhisë vetëm tre: Më thërrasin për një Sesion Shkencor, që mbështetej në projektin përkatës midis tre shteteve (Shqipëri-Itali e Mali i ZI), që do të realizohej ne Manastirin e Pojanit (Apolloni) dhe, në fund fare nuk më pagoi askush, as referimin shkencor e as njëmije e gjashtëqind km. rrugë (e kthim), që bëra deri aty. Së dyti, ndodhi e njëjta proçkë, kur bëhej një Festival Kombëtar, që e hapi një ministre dhe drejtori përkatës (!), më vë të udhëheq tryezën shkencore për një javë…Dhe, kur mbaron aktiviteti i mbështetur financjerisht nga lartë e anash, Zoti Drejtori fshihet , duke më dërguar me pastruesen e sallës së madhe, fanellën e këtij festivali në një qeskë plastmasi! .Çfarë tallje, ironi e paskrupullt, bre Babani! Së treti, akoma më e hidhur dhe e mundimshme akoma, si krijimtari e pronë shpirtërore, intelektuale, letrare, artistike e shkencore, do të ndodhte andeje nga ana jonë e BREGUT, kur tre vite më parë, bashkë me Prof .Dr Josif Papagjonin bëjmë Antologjinë e Bregdetit me 450 faqe dhe me afro 40 firma të rëndësishme, me shkrime të karakterit shkencor, artistik, letrar e historikë, nga personalitete të ndryshme të vëndit, me porosi direkte te Kryemistrit Edi Rama, që miratohet edhe fondi botues e premovues njëherësh dhe Kryetari Bashikisë Himarë, e mba peng Antologjine tri vite me rradhë, në ajër a në sirtar, ende pa rrënë, as tërmeti, as Pandermia,-sikundër justifikohej më mrapa, po njëllojë, sikurse veproi, pa i “dhënë udhë” e pa likujdur edhe nje Guidë Turistike gjatë 4 vjetëve, edhe pse i mbetëm në derë dhjetra hereë dhe e “mbytëm” dhjetra herë te tjera me mesazhe telefonike e letra nga largë! Ngjan sikur je përball “Derës së Shurdhit”(!), ose përbrënda proverbës popullore që thotë:”E Zoti e shetë dhe Tellalli nuk e jepë!”…Deri sa t’u dale mjekëra një pëllëmbë 40 autorëve të Bregdetit, që e kanë si festën e tyre të vetme këtë FESTË LIBRI që e bëjnë rregullisht në këta dhjetë vitet fundit(!), kur mund të bëhej fare bukur , kur Anologjia “flinte” aty, pa arrdhur akoma tërmeti e murtaja!

Kurse ju, i dashur Babani, alarmoni veten në një kanal televiziv, për diçka fare të”vogël” dhe të më falësh pët keqkuptimmin(!), kur as poshtë e as lartë nuk të dëgjon njeri, sidomos tani, kur vlojnë “ethet elektorale”! Dhe bile, mundoheni që t’u paguajnë një gjë kaq të “pa rëndësishme”, nje fotografi?! Mbase keni të drejte, po eshte veshtirë që ta gjeni të drejten e të paguheni. Ndofta, as të të kërkojnë të falur!…Aq më teper se, Ai Zotëria qe ju etiketoni, Lulëzim Basha, sot Kryetar i një Partie të Opozitës, kur qe ende Kryetar i Bashkisë së Tiranës e i vajti në zyrë Artistja e Popullit Margarita Xhepa (Nder i Kombit) e i kerkoi mbështetje për librin “DIVA SHQIPTARE”, vetëm i premtoi se asgjë nuk bëri gjatë më shumë se tre a katër vjetësh, që ishte në atë karike, derisa i mbaroi afati, kur ne i mbetëm tek dera e jashtëme dhe pastaj, i’u lutëm tjetrit që errdhi pas tij, Erion Veliajt, që të jepte diçka për promoviin e rradhës, në nderin e kësaj figure madhore, para së cilës nuk jemi asgjë edhe ne të dy , i dashur mik i panjohur.

Në funksjon të vetëm, rreth çështjes së zbatimi të një ligji për të drejtat e autorit, që kaq shumë merakoset edhe Komiteti i Helsinkit, nuk është ” vërshëllyer” thuajse fare gjatë ketyre 30 viteve, në tranzicinin tonë shumë të gjatë.. Rastisi “pa dashur”, prej teje i nderuari Babani, në një çast krejt të pavolitshëm, kur na ndajnë veç dy javë nga akti i shënjteruar i zgjedhjeve teë ndershme, E, meqënse ndodhi kështu, më lejoni ju lutem të permd edhe dy gjasje të tjera, të kësaj natyre: Njera i takon bisedës që bënte dikur , i trishtur, i ndjeri Artisti i Popullit Sandër Prosi, me Artistin e Popullit Robert Ndrenika, në pushimet e tyre gjatë xhirimit të një filmi, në të djeshmen tonë, i cili i ankohej me zë të ulur mkut të vet (që të mos i degjonte njeri!), pasi kishin realizuar me dhjetra filma (sipas parimeve të atëhershme të vullnetarizmit !) e nuk i kishte paguar askush një lekë të vetëm! Roberti, po me zë të ulët i kishte thënë: “Po përse, nuk e di ti Sandër, se Kinostudjua jonë është Ndërmarrje e nuk është Ndërdhënie!?”. Dhe kishin pare njëri- tjetrin të trëmbur, se mos i kishte dëgjuar njeri, afër tyre!. Gjasja e dytë, ka të bëjë me gazetarin e talentuar shkodran në Athinë, i cili pasi kishte drejtuar disa vite rradhazi, gazetën “Albania Press” në Kryeqytetin Grek , me një pagesë mikroskopike, e pa u paguar asnjë cent bashkëpuntorëve të asaj gazete në gjuhën shqipe (pas vizitës së Viktor Gjikës), arriti të fliste përçart me veten e tij kur, i ashtuquajturi “pronar”, e mbylli gazetën dhe i nxori në rrugë gazetabërësit shqiptarë, aq sa Ramadani Bigza, një njeri teje fisnik e i ndershëm, fliste me veten duke baresur rrugëve të Athinës dhe e përplas një makinë, duke e dërguar të gjorin, emigrantin tonë ekonomik, komentatorin sportiv Bigza dhe mikun tim të gazetarisë, në “Botën e Përtejme”! Keshtu ështe puna , i dashur Babani, që të mos flasim e të zgjatemi akoma më tepër “Udhëve të Perëndisë”, në këtë “NDËRMARRJE” që vazhdon e funksjonon ende, po kështu! Po, le të shpresojm se, me parlamentin e ri që do krijohet , mase i kushtohet më shumë vëmëndje këtij ligji (kaq të dukshëm e të padukshëm!), mbi te drejtat e autorëve të ligjshëm! Me besim dhe shpresë!