Bota E gjejnë pa maskë, policia rreh për vdekje 30-vjeçarin, turma sulmon institucionet

E gjejnë pa maskë, policia rreh për vdekje 30-vjeçarin, turma sulmon institucionet

Një arrestim i tepruar, një abuzim flagrant i forcave të rendit, dhe një vdekje që rrezikon të përsëris trazirat e shkaktuara nga rasti i George Floyd në SHBA. Vetëm se këtë radhë ndodhemi në Meksikë, dhe rasti është pothuajse i pabesueshëm.

Giovanni Lopez ishte një murator 30-vjeçar, faji i vetëm i të cilit ishte se gjatë një patrullimi të policisë ishte gjetur pa maskë, siç parashikojnë masat kundër koronavirusit.

Viktima, Giovanni Lopez

Kundërshtimeve të tij për të shkuar në rajon, policia iu përgjigj me dhunë të tillë që shkaktoi vdekjen e të riut. Rasti po shkakton reagimin e fortë të opinionit publik, që të shtyrë edhe nga faktet e Shteteve të Bashkuara, kanë rrethuar dhe në disa raste sulmuar institucionet e shtetit të Jaliscos, ku ndodhi ngjarja, për të kërkuar drejtësi, por edhe për të shkarkuar mllefin ndaj forcë shpesh herë  të tepërt të forcave policore.

Ndërkohë, Meksika regjistron numrin më të lartë të infeksioneve nga COVID-19, ku ditën e djeshme janë regjistruar 4442 të tillë, dhe 816 viktima.