Bota E gjithë Britania duartroket punonjësit e shëndetësisë (FOTO)

E gjithë Britania duartroket punonjësit e shëndetësisë (FOTO)

E gjithë Britania duartrokiti sot në mbrëmje punonjësit e shëndetësisë dhe të gjithë punonjësit e tjerë që janë në vijën e parë të luftës me pandeminë.

Njerëzit, edhe pse të mbyllur brenda treguan vlerësimin e tyre për punonjësit e NHS dhe gjithë stafin në vijën e parë të pandemisë.

Pak para fillimit të orës 20:00, një aeroplan u pa duke fluturuar mbi Liverpool me një flamur që mbante një mesazh falënderimi.