Aktualitet E godet rrufeja ndërsa peshkonte, humb jetën një person në Divjakë

E godet rrufeja ndërsa peshkonte, humb jetën një person në Divjakë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Divjakë në vendin e quajtur Lugina e Karavastasë. Viktima është 46-vjeçari A.SH. banues në Divjakë.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas është goditur nga një rrufe ndërsa ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë gjatë natës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.