Aktualitet E goditën dhe e hodhën nga motori, detaje nga grabitja në Tiranë

E goditën dhe e hodhën nga motori, detaje nga grabitja në Tiranë

Dy autorët e grabitjes së ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, arritën t’i merrnin 55-vjeçarit Qani Zili rreth 3 milionë lekë. E gjithë ngjarja ndodhi 08:40, në rrugën e Kavajës, në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”.

55-vjeçarit, i cili po udhëtonte motor dhe po transportonte paratë e një pike të këmbimit valutor drejt një pike tjetër, iu afruan 2 persona që gjithashtu ishin me motor. Ata e goditën Zilin me sende të forta në skafandër, duke e rrëzuar nga motori.

Autorët më pas morën shumë e parave dhe u larguan me shpejtësi në këmbë, duke e braktisur motorin që e kishin pa targa në vendin e ngjarjen. Identiteti i personave në fjalë mbeten i panjohur, ndërsa autoritetet policore vijojnë punën për kapjen e tyre.