Kuriozitete E jashtëzakonshme! Qeni hyn në klinikën veterinare dhe tregon putrën e tij...

E jashtëzakonshme! Qeni hyn në klinikën veterinare dhe tregon putrën e tij të dëmtuar për të marrë mjekim

Një qen endacak i lënduar ka hyrë në një klinikë veterinare për të kërkuar ndihmë duke treguar putrën e tij të dëmtuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë në klinikën tregojnë momentin kur qeni hyri duke çaluar dhe shikonte veterineren.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku një Pooch i zi që po qëndronte pas murit u ul në tokë dhe po lëvizte putrën për të kërkuar ndihmë nga veterinaria.

Veterinerja i shkon afër për ta kontrollon dhe e kupton që është dëmtuar nga një gozhdë e mbërthyer në këmbë. Ndërsa ajo largohet për të njoftuar stafin, qeni e ndjek në dhomën e konsultimit. Një kontroll i mëvonshëm zbuloi se qeni kishte një tumor kanceroz.

Veterinerja Dayse Silva besoi se qeni endacak mund të ketë hyrë në klinikë sepse arriti të nuhatë praninë e kafshëve të tjera atje dhe po kërkonte shoqëri.

“Ai arriti në heshtje, tregoi putrën e tij, dhe unë shkova atje për të parë se çfarë po ndodhte dhe menjëherë kuptova se kishte gjakderdhje në pjesën e penisit, por kishte një problem shumë më të madh që e diagnostikuam më vonë. Ka një tumor venerian të transmetueshëm, i zakonshëm në kafshët endacake. Ai gjithashtu kishte një dëmtim të shkaktuar nga një gozhdë.”

Qeni tani duhet të qëndrojë në klinikë minimumi për 30 ditësh, ku do marrë trajtim kimioterapie. Kur të shërohet ai do jepet për birësim.

Dayse, e cila shpesh lë ushqim dhe ujë jashtë klinikës për kafshë endacake, tha: “Unë jam shumë e lumtur që mund të ndihmoj. Është një praktikë e zakonshme në klinikën time, nëse do Zoti, do të gjendet një shtëpi dhe familje për të”.