Sport E kaluara e errët e Ferdinand: E kaloja ditën duke pirë, nuk...

E kaluara e errët e Ferdinand: E kaloja ditën duke pirë, nuk ua vija shumë veshin kur flisnin për futboll

Rio Ferdinand ishte një nga mbrojtësit më të mirë në kohën e tij. Shtatlarti anglez arriti të shkruante historinë në Premier Ligë, teksa mbajti veshur fanellën e Mançester Junajtid, Uest Hemit, Lidsit, Burnëmuth si dhe QPR-së.

Në një prononcim special për “The Guardian”, Ferdinand ka surprizuar të gjithë me historitë e treguara nga jeta e tij. 40-vjeçari pranon se ka abuzuar me alkoolin.

“Kam pirë shumë, kur isha i ri. Mund të pija deri më tetë, nëntë, ose dhjetë pint (njësi volumi në sistemet e matjes në Angli dhe SHBA). Dhe pastaj kalova te vodka. Kur isha i ri, mund të shpenzoja edhe tërë ditën duke pirë. Ama, gjithmonë pija pas ndeshjeve. Kjo ishte axhenda e ditës në Uest Hem: futboll, alkool dhe disko.

Kështu jetonim atje. Kur isha i ri, isha i çmendur. Kur isha te Uest Hem, kisha disa boshllëqe. Njerëzit flisnin për lojëra dhe rezultate, ndërsa unë nuk ua vija shumë veshin”.

Te Mançesteri, Ferdinand pranon se pinte vetëm gjatë pushimeve dhe ishte shumë i përpiktë gjatë sezonit: “Në verë, pija gjatë dy javëve që isha pushim absolut”.