Extra “E kam fiksim babanë tënd! T’i ndërrojmë?” Ja si i përgjigjet Dua...

“E kam fiksim babanë tënd! T’i ndërrojmë?” Ja si i përgjigjet Dua Lipa prezantuesit të njohur

Mbrëmjen e kaluar në “Brit Awards” nuk u komentua vetëm Dua Lipa për pamjen rrëzëllitëse, por edhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Ky i fundit shpeshherë është cilësuar nga fansat e këngëtares si një mashkull shumë simpatik.

Ndërkohë të njëjtin mendim ndan edhe prezantuesi i “Brit Awards”, Jack Whitehall i cili u ul në tavolinën ku ishin të afërmit e këngëtares dhe tha: “E kam fiksim babanë tënd! T’i ndërrojmë?”

Pas kësaj, Dua u emocionua së tepërmi, mbuloi fytyrën me duar dhe u përgjigj duke qeshur: “Nuk e ndërroj kurrë babanë tim me askënd!”

Sikur kjo më sipër të mos ishte mjaftueshëm, fansat në Twitter e kanë krahasuar babanë e Dua Lipës me George Clooney duke pohuar se është edhe më i pashëm se ai.