Extra E keni tepruar me ushqim e pije? Dieta Detox për pastrimin e...

E keni tepruar me ushqim e pije? Dieta Detox për pastrimin e trupit

Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool.

Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox.

Hudhra: ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e organizmit. Hudhra ka veti antivirale, antibakteriale, anti-parazitare, të cilat ndihmojnë për të hequr toksinat nga organizmi. Hudhra vepron si antioksidant dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirëson tretjen, bën thithjen e ushqimit dhe eliminimin e toksinave.

Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, shparku, selinoja etj, janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni organizmin.

Aloe vera: kjo bimë detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Lëngu i aloe veras ka veti anti inflamatore, që do të thotë se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i tepërt në trup.

Molla dhe uthulla e mollës (musht): është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrëve. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektin, një element i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty.

Fasulet, bishtajoret dhe thjerrëzat: ndihmojnë në tretje për shkak se janë të pasura me fibra dhe kanë veti anti inflamatore për shkak të antioksidantëve që përmbajnë. Fasulet dhe bishtajoret janë shumë të shëndetshme sepse përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale, kalcium, magnez, hekur, zink, kalium dhe proteina.

Çaji jeshil: detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zorrëve. Çaji i mentes është gjithashtu një alternativë shumë e mirë për pastrimin organizmit.