Extra E keni vënë re shkeljen e “ritualit” në “Opinion”? Blendi Fevziu paska...

E keni vënë re shkeljen e “ritualit” në “Opinion”? Blendi Fevziu paska pasur vërtet hall të madh

Moderatori i famshëm shqiptar Blendi Fevziu prej më shumë se 20 vitesh drejton emisionin “Opinion” dhe një tipar identifikues i pamjes së tij në ekran është të qëndruarit në këmbë teksa interviston të ftuarit në panel.

Mirëpo, gjatë 3 emisioneve  të fundit, një detaj i madh në dukje që na ka tërhequr vëmendjen ka qenë pozicionimi i tij, ulur në një karrige.

I kontaktuar nga “Bordo.al” për arsyen se përse Blendi ka shkelur  një “ritual” të cilin e ka respektuar prej vitesh, pavarësisht orëve të gjata të transmetimit, ai është shprehur: “Kam qenë i sëmurë! Disa emisione kam qenë me temperaturë 39.”

Rikujtojmë se Fevziu pritet të publikojë një emision ose dokumentar në rrjetin më të madh të shërbimeve televizive në internet, Netflix.

Tema e emisionit ose dokumentarit nuk është bërë ende publike.