Aktualitet E kërrusur dhe me atlete të zgjidhura, zbardhet dëshmia e vajzës që...

E kërrusur dhe me atlete të zgjidhura, zbardhet dëshmia e vajzës që i mori 6 mln lekë 30-vjeçarit

Enertila Beqja, vajza që dyshohet se mashtroi 30-vjeçarin Brahush Ahmetaj me një profil të rremë në Facebook duke i marrë 6 milionë lekë mallra, i është dhënë sot masa e sigurisë “Arrest me burg”.

E kërrusur, me flokët e lidhura, një bluzë të gjerë dhe atlete, shihet se lidhëset i janë hequr për arsye sigurie, Enertilën nuk do ta besonit se si duket në të vërtetë, nisur kjo nga imazhi i krijuar duke parë foton e profilit që ajo ka përdorur dhe joshur 30-vjeçarin Ahmeti.

Enertila e mohon kategorikisht që të ketë lidhje virtuale me punonjësin e Postës, Brahush Ahmetaj duke pretenduar se faqja në rrjetin social Facebook nuk është e saja.

“Faqja në facebook nuk është e imja. Sendet i kemi blerë me lekët e mija, në muajin gusht kanë ardhur kushërinjtë nga emigracioni dhe na kanë ndihmuar. Unë jam e lidhur me një djalë jashtë shtetit në Itali.

Në polici nuk thash që jam shtatzënë, unë dyshoja për shtatzëni. Brahushin thjesh e kam parë në Manëz sepse merrnin lekët e kempit në postë. Unë në Facebook kam foto profili me mamin tim.

Kërkoj nga gjykata të më lërë të lirë të qëndroj pranë nënës time se e kam të sëmurë. Jam e pafajshme”, tregon Enertila.

Prindërit e vajzës: Ahmetaj më mbajti pensionin

Vendimi i gjykatës është kundërshtuar edhe nga babai i vajzës, i cili e ka cilësuar vendimin të padrejtë.

Vendimi është i padrejtë, i kërkoj shtetit drejtësi. Vajzën e kam të martuar me një tjetër”, tregon babai i vajzës.

I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga mamaja e vajzës, sipas së cilës Ahmetaj është vetëm postier dhe nuk ka lidhje me vajzën e saj.

Vajza ime nuk ka Lidhje me Brahush Ahmetaj, ai është postieri dhe më ka mbajtur 20 mijë lekë nga pensioni im. Pistën e vrapimit në shtëpi e përdor unë pasi jam e sëmurë”, thotë e ëma.

Më 27 shtator 30 vjeçari Ahmetaj denoncoi  27-vjeçaren Enertila Beqaj me pretendimin se pas një lidhje dashurore të nisur në rrjetin social facebook, ajo e kishte mashtruar me një adresë false e me premtimin për martesë, duke i marrë sende me vlerë 6 milion lekë.

Sipas tij ajo i kërkonte vazhdimisht dhurata si prova të dashurisë së tij.

Pas denoncimit policia filloi hetimin duke rënë dhe në gjurmët e vajzës. Për të mbërritur deri te shtëpia e vajzës, policisë i kanë mjaftua deponimet e Brahushit. Ai i ka treguar uniformave blu marketin ku ai dërgonte dhuratat për “nusen”e tij.

Në market u njohën me adresën e shtëpisë së Enertilës e cila ishte vetëm 500 m larg punës së Brahushit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Enertila në hetuesi fillimisht ajo ka shkuar e veshur me një korse dhe ka pretenduar se është shtatzënë, kuptohet që të kishte lehtësira. Por kur njerëzit e ligjit i kanë sugjeruar vizitën te mjeku gjinekolog ajo ka pranuar gënjeshtrën se ishte shtatzani e stisur. Më pas ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së rreme në FB.

Djalit i ka thënë se është nga Durrësi. I ka pranuar atij propozimin për tu lidhur bashkë dhe kërkesat ndaj tij. Ajo ka rrëfyer trukun e përdorur prej saj që ai të mos e merrte vesh adresën e shtëpisë ku ajo banonte se pastaj gjithçka do të dilte në shesh.

Për këtë ajo i kishte dhënë atij adresën e një marketi larg Manzës ku djali dërgonte dhuratat për të. Policia ka sekuestruar dhuratat që Brahushi i kishte dërguar asaj si fustane,ccanta,bizhuteri etj. Ai fillimisht i fotografonte ato dhe pastaj ajo bënte përzgjedhjen e sendeve që i pëlqenin.

​Vajza ballafaqohet për herë të parë me 30-vjeçarin

Brahush Ahmetaj ka mbetur i befasuar kur ka parë origjinalin e Enertila Beqajt. Ajo nuk kishte asnjë lloj ngjashmërie me vajzën në foton e profilit. Brahushi dhe Enertila janë përballur për herë të parë dy ditë të shkuara në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Ajo ishte krejt tjetër nga ajo që kishte parë në foton e FB. Ai pa se kishte të bënte me një vajzë të thjeshtë fshati, larg vajzës së kopertinave.

Kuptoi se gjithçka kishte blerë për të nuk kishte lidhje me bjondinën me tipare latine që e bëri të ëndërronte 2 vjet rresht. Më pas policia i ka shoqëruar të dy për në banesën e vajzës në Manëz ku ai ka marrë të gjitha dhuratat të paketuara dhe me proces verbal. Dhuratat ai do ti ketë në ruajtje derisa të përfundojë gjykimi i çështjes