Extra E kishin refuzuar 20 familje, vajza me sindromën “down” birësohet nga babai...

E kishin refuzuar 20 familje, vajza me sindromën “down” birësohet nga babai beqar

Alba kishte vetëm pak ditë që kishte lindur kur prindërit e saj në Itali e dhanë për birësim, pasi kishte sindromën “down”.

Fatkeqësisht, 20 familje të tjera refuzuan ta birësojnë edhe pse ishte vetëm 13 ditëshe.

Por historia e saj pati fund të lumtur, pasi u birësua nga një baba beqar, i cili e mori vajzën vetëm disa javësh nën kujdesin e tij.

Historia e Luka Trapanezes u bë virale kur ai botoi një libër të jetës me Albën, që sipas tij rrëzon të gjitha stereotipat për baballarët, fenë dhe familjen.

Ligjet e birësimit janë shumë të rrepta në Itali, dhe shumë rrallë u jepen fëmijë prindërve beqarë, sidomos baballarëve. Por kushtet e Albës kishin nevojë për dalje nga rregullat normale.

Luka thotë që nuk pati asnjë ngurrim për vendimin, por shkoi në spital dhe firmosi menjëherë sapo iu miratua e drejta e birësimit.