Bota E kritikoi se i hodhi kripë gjellës, gruaja vret burrin me 30...

E kritikoi se i hodhi kripë gjellës, gruaja vret burrin me 30 thika

Gruaja vret burrin sepse e kritikonte vazhdimisht për gatimin.

Slava Davydkin, 43 vjeç, u vra në banesën e tyre në Rusi me 30 thika në gjoks nga gruaja e tij, Evgenia, 31 vjeçe.

Gjatë një darke me disa miq, burri ishte ankuar për mungesën e kripës.

Ajo ishte lodhur nga marrja e kritikave të mënyrës së gatimit kështu që e priti burrin e saj të binte në gjumë. Kur kuptoi se ai ishte në gjumë të thellë, mori një thikë dhe nisi ta godiste pa pushim.

Sipas Daily Mail, gruaja e kishte kryer vrasjen para fëmijës së tyre katërvjeçar dhe më pas ia rrëfeu çdo gjë autoriteteve.

31-vjeçarja i tha policisë se ajo u ofendua pasi burri, para mysafirëve i tha se mungesa e kripës ishte dëshmi se gruaja e tij nuk e donte aq sa duhet.

Gruaja është arrestuar, por ndodhet nën arrest shtëpie, kështu që ajo mund të vazhdojë të kujdeset për fëmijën e saj.