Aktualitet E martuar dhe me dy fëmijë, kush ishte infermierja që i dha...

E martuar dhe me dy fëmijë, kush ishte infermierja që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit

Personi që shihni në foto është 28-vjeçarja që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Kladja Shuli ishte nënë e dy fëmijëve dhe punonte si infermiere në Spitalin Rajonal të Elbasanit, në Neurologji.

Burime bëjnë me dije se e ndjera banonte me qira ne katin e dytë të pallatit dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen në vend.

Sipas Policisë, dyshohet se 28-vjeçarja e ka ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.