Sport E mbani mend Taribo West? Futbollisti që u bë prift sot feston...

E mbani mend Taribo West? Futbollisti që u bë prift sot feston 45-vjetorin

| Nga American Eye
Shpërndaje

Në Itali mbahet mend, sidomos, për modelin e veçantë të flokëve me ngjyra.

Taribo West, nga Nigeria, nisi të luante te Auxerre, përpara se të transferohej te Interi, skuadër ku do të qëndrojë për dy sezone. I udhëhequr nga një besim i fortë fetar, në kohët kur ishte veshur zikaltër, iu drejtua trajnerit Lippi me këtë fjali: “Zoti më ka thënë se ku duhet të luaj”. Me të njëjtin ton ishte edhe përgjigjja e kampionit të botës në stolin e Italisë: “E çuditshme… mua nuk më ka thënë asgjë”.

Nga aty, eksperienca si zikaltër u mbyll dhe West kaloi te Milani. Pas lamtumirës nga kuqezinjtë, karriera e tij nisi një parabolë rënëse dhe West veshi fanellat e Derby Country, Kaiserslautern, Partizan Beograd, Al-Arabi, Plymouth, Julius Berger dhe Paykan Theran.

Pas lamtumirës nga futbolli, u vetëquajt “Prift” duke ndërtuar dhe një kishë, Shelter in the Storm, në perfieri të Milanos. Sot, mbush 45 vjeç, në një ditë kur festojnë ditëlindjen edhe Morgan de Sanctis, Pierre Womé, Massimo Donati, Mikel Arteta dhe Simon Kjaer.