Extra E mbylli familja në shtëpi, 90-vjeçarja zbret nga dritarja (FOTO)

E mbylli familja në shtëpi, 90-vjeçarja zbret nga dritarja (FOTO)

Pasi zbuloi që e kishin mbyllur në shtëpi, 90-vjeçarja mori çantën në krahë dhe zbriti 10 kate, duke tmerruar kalimtarët.

Ngjarja ndodhi në Çengdu, kryeqytetin e provincës Siçuan të Kinës.

Fëmijët e kishin mbyllur brenda pasi gruaja kishte nisur të jepte shenja se po humbte kujtesën, dhe mund të humbte rrugës.

Ajo u kap te fletët e ajrosjes që kishte pallati në çdo kat, dhe nisi të zbresë ngadalë. Megjithatë, ngeci në katin e pestë dhe nuk lëvizi më, derisa erdhën zjarrfikësit dhe e zbritën.