Aktualitet E ndalojnë për alkool, fierakut i gjejnë 70 mijë € të dyshimta...

E ndalojnë për alkool, fierakut i gjejnë 70 mijë € të dyshimta në “Range Rover”

31
0
Shpërndaje

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier.

Burime zyrtare nga ky qytet thonë se në lagjen “Kastriot” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjëndje të dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70.000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

“Shtetasi Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër” – njofton policia.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in