Bota E ngatërroi me një derr, italiani qëllon gruan me çifte

E ngatërroi me një derr, italiani qëllon gruan me çifte

Në Salerno të Italisë, një burrë 64-vjeçar ka qëlluar me çifte gruan e tij 64-vjeçare, pasi në errësirë e ngatërroi me një derr.

Fatmirësisht, plumbi e kapi gruan në shpatull dhe ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Burri u tha hetuesve se po dëgjonte zhurmë dhe mendonte se një derr u kishte hyrë në oborr dhe prandaj kishte qëlluar.