Sport “E njoh mirë Conten”, Giampaolo: Duam ta fitojmë derbin duke luajtur mirë

“E njoh mirë Conten”, Giampaolo: Duam ta fitojmë derbin duke luajtur mirë

Marco Giampaolo, trajneri i Milanit, ka dalë në konferencën për shtyp për të folur në prag të derbit dhe ka prekur disa tema interesante. Fillimisht, ka shuar polemikat për sherrin mes tij dhe Paqueta: “Ishte sqarim i nevojshëm dhe mbaroi aty. Kaq! Ju shkruani çfarë të doni, keni qejf të ekzagjeroni gjërat (drejtuar gazetarëve në sallë)”.

Mund të jetë nesër ndeshja që do të kthehet loja e mirë?

Çdo ndeshje është rëndësishme që ne të tregojmë lojën tonë. Në miqësoret e para treguam performanca të mira, në ndeshjet në kampionat dhe edhe aq të mira. Nesër duhet të tregojmë një ndeshje shumë të mirë, pasi jemi përgatitur gjatë gjithë javës.

Si e keni parë Conti-n? Do të luani më të nesër, apo do ta nisni më Borinin në krahun e djathtë të mbrojtjes?

Nesër do të luajë Conti, ka një mundësi shumë të rëndësishme. Është një djalë që po stërvitet shumë mirë, ai është rritur shumë në krahasim me disa muaj më parë. E di që duhet të përmirësohet akoma më shumë në mbrojtje dhe po punon shumë për këtë, ku ka pasur edhe përmirësime. Nesër do ta tregojë se në çfarë gjendje është.m

Sa e rëndësishme është të fitoni nesër?

Ambicia jonë është të luajmë mirë dhe të fitojmë. Gjithmonë kjo ka qenë ambicia ime. Të fitosh  ju ndihmon të ecni përpara, për mua ju duhet të fitoni dhe bindni me lojë. Ne punojmë për këtë.

Preferoni më shumë lojtarë nervozë apo të qetë?

Unë preferoj lojtarë të përqendruar dhe të etur për fitore. Nuk më intereson zhurma, veçanërisht në lojëra të caktuara. Ekziston një shpenzim i energjive psiko-fizike të rëndësishme kur ka ndeshje të tilla, por ju keni nevojë për qetësi.

A është sfida e së vërtetës?

Në çdo ndeshje keni diçka për të fituar ose për të humbur. Interi i favorizuar? Nuk e di, është një ndeshje shumë e veçantë.

A e keni parë Interin në Ligën e Kampionëve?

Po e kam parë dhe në krahasim nga ndeshjet e tjera gjeti një ekip që i hapi më shumë telashe.  Nuk dua të jem në disavantazh, dua që ekipi të bëjë ndeshjen e duhur. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar.

A mund të luajë Milani si Slavia?

Ne synojmë të bëjmë më mirë. Ndonjëherë ne mund të mbrohemi duke e mbajtur topin, nuk është e nevojshme të mbrohemi duke qëndruar prapa. Nuk pëlqej një ekip që mbron prapa, ambicia jonë është të bëjmë gjëra të mira.

Çfarë mendoni për Conte-n?

Unë e njoh mirë atë. Tek Interi ai po praktikon një futboll ndryshe. Ne nuk jemi përballur kurrë me njëri-tjetrin, por unë i di idetë e tij të futbollit.

Blerjet e reja, deri në çfarë pikë janë lojtarët e afruar?

Për mua është vetëm Milani, stërvit 23 lojtarë prej të cilëve jam i lumtur. Për mua është vetëm Milani, jo individët.

Si e shikoni ekipin?

Unë shoh një ekip shumë të mirë, nuk shoh nervozizëm. Gjithmonë iu them lojtarëve të argëtohen në mënyrë të përgjegjshme.

Çfarë Interi pret?

Është një ekip që luan gjithmonë në të njëjtën mënyrë nuk pres surpriza. Ata gjithmonë përpiqen të bëjnë lojën e tyre.