Aktualitet E nxori si ish-sigurims, Bujar Sheshi ngre padi për falsifikim ndaj AIDSSH

E nxori si ish-sigurims, Bujar Sheshi ngre padi për falsifikim ndaj AIDSSH

PD akuzoi gjatë javës që lamë pas se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit informativ gjatë diktaturës.

Akuza këto që faktohen edhe nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, e cila e cilëson Prokurorin Sheshi si bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit.

Por Prokurori Bujar Sheshi prej ditës së parë i ka mohuar akuzat dhe tashmë pasi është njohur edhe me vendimin e AIDSSH, ka vendosur që ta padisë për “Falsifikimit të dokumentave” të kryer nga personi që ka për detyre lëshimin e tyre si dhe veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.