Kuriozitete E pabesueshme! Nëna 23 vjeçe me 11 fëmijë, dëshiron edhe 100 të...

E pabesueshme! Nëna 23 vjeçe me 11 fëmijë, dëshiron edhe 100 të tjerë

Një nënë e re që tashmë ka 11 foshnje, por jo të gjitha të lindura prej saj, shpreson të ketë dhe dhjetëra të tjerë me ndihmën nënave zëvendësuese, shkruan Mirror.

Christina Ozturk, 23 vjeçe, jeton me bashkëshortin e saj, pronarin milioner të një hoteli, Galip Ozturk, në qytetin bregdetar të Batumit në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, ku kjo praktikë është e ligjshme.

Pasi patën 10 foshnje, përfshirë edhe atë që kjo grua e re lindi natyrshëm, çifti vendosi të kërkonte ndihmën e nënave zëvendësuese.

Ata përmendën në rrjetet sociale se donin të paktën 105, por më vonë pranuan se numri ishte ende një shaka.

Të gjithë kandidatet e mundshme kalojnë përmes këshillimit dhe nënshkruajnë letra ligjore para se të mbeten shtatzënë me fëmijë që vijnë gjenetikisht nga Christine dhe burri i saj.