Bota E pabesueshme! Qeni hero i shpëton jetën pronares së tij

E pabesueshme! Qeni hero i shpëton jetën pronares së tij

Një qen i vogël i ka shpëtuar jetën pronares së tij në mënyrë të pabesueshme.

Ruth Spurr u rrëzua në dysheme për shkak të një sëmundje të rrallë, sindroma Ehlers-Danlos dhe nuk ishte e aftë të lëvizte.

Në atë moment Willow gjeti telefonin e saj dhe vrapoi drejt 24-vjeçares në mënyrë që ajo të mund të telefononte ambulancën.

Spurr e ka konsideruar qenin e vogël si hero.

Willow mori titullin ‘Qeni më i mirë ndihmës’ pas aktit të tij heroik.

“Jam e sigurt kur them se Willow transformoi tërësisht jetën time. Para se ta merrja në shtëpi po luftoja për të parë shpresë përtej sëmundjes sime, me vizitat e vazhdueshme në spital. Nuk po jetoja, thjesht po mbijetoja. Willow më dha shpresën, qëllimin dhe pavarësinë, që është më shumë sesa unë mund të kërkoja.”

Willow u adoptua nga Spurr në 2016 para se ti shpëtonte jetën.

24-vjeçarja vuan nga sindroma Ehlers-Danlos (EDS) e tipit tre, që ndikon në indet lidhëse në trupin e saj, si dhe në zemër dhe sistemin imunitar.

“U rrëzova në dyshemenë e kuzhinës pa vetëdije. U zgjova pak minuta më vonë de gjeta qenin duke qëndruar në kraharorin tim me telefonin në gojë. Willow gjeti telefonin tim dhe ma solli që të mund të telefonoja ambulancën”, tha ajo. “Pas incidentit qëndrova 12 ditë në kujdes intensiv. Willow është me të vërtetë heroi im.”

Qeni gjithashtu ndihmon Spurr që të hapë dyert, të zhvishet, madje i dërgon dhe fasoletë për hundët nëse teshtin.