Sport E pabesueshme te Bayern, fiton titullin dhe shkarkon nga detyra Salihamidzic dhe...

E pabesueshme te Bayern, fiton titullin dhe shkarkon nga detyra Salihamidzic dhe Kah

Bayerni i Mynihut u shpall me fotofinish kampion i Bundesligës për herë të 11-të radhazi, megjithatë, ky sukses i papritur në javën e fundit (Dortmundi barazoi 2-2 me Mainzin) nuk u erdhi në ndihmë dy drejtuesve të lartë të ekipit bavarez, Salihamidzic dhe Oliver Kahn, për të ruajtur vendin e punës.

Të dy janë shkarkuar nga detyra dhe sipas njoftimit në faqen zyrtare të klubit, postin e shefit ekzekutiv e merr Jan-Christian Dreesen.

Sipas medieve gjermane në postet drejtuese të Bayernit do të kthehen Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoennes.

Khan konsiderohet si arkitekti i sezonit të dështuar të Bayernit (pavarësisht titullit të dhuruar në fund nga Dortmundi), pasi ka qenë ai që ka bërë ndryshimet në stol, duke emëruar Nagelsmannin dhe së fundmi Thomas Tuchelin.

Bilanci i Salihamidzic është i përzier, por edhe ai nuk i ka shpëtuar furtunës.

Kuptohet qartë se vendimi për ndryshimet në kupolën drejtuese ishin marrë para se Dortmundi të bënte gafën e rëndë në ndeshjen e fundit përballë Mainzit.