Sport E paprecedentë, 8 të përjashtuar përjetë nga stadiumet pas dhunës në derbi

E paprecedentë, 8 të përjashtuar përjetë nga stadiumet pas dhunës në derbi

Komisioni i disiplinës në FSHF ka reaguar me dorë të hekurt ndaj dhunës së ndodhur në fundjavë në derbin Tirana-Partizani, dukë përjashtuar përjetë nga stadiumet 8 tifozë.

KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:

– Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Celiku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.